Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Safet Kamberi ka nënshkruar sot marrëveshjen e mirëkuptimit me Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, të përfaqësuar nga z. Shaban Kajtazi për financimin e Projektit “Ndërtimi i Shtëpisë së Pensionistëve” në Mitrovicën Jugore.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është financimi i këtij projekti si dhe përcaktimi i obligimeve të MPMS-së dhe Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Mitrovicë Jugore.



Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Posta e Kosovës dhe Banka për Biznes, sot më datë 11.08.2017 kanë nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit për shpërndarjen e pagesave të ndihmave sociale. Kjo marrëveshje e bashkëpunimit ju mundëson që ndihmat sociale për mbi 25 mijë familje,  të shpërndahen përmes 100 zyrave postare të Postës së Kosovës, të cilat janë të shtrira në territorin e Republikës së Kosovës, dhe  mundësojnë që familjet në asistencë sociale t’i marrin ndihmat sociale me afër vendbanimeve të tyre.




Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban  Abrashi, inaguroi hapjen e fabrikës së përpunimit të tekstilit ‘VITEX’ në Viti. Me këtë rast  Abrashi  falënderoi investitorët gjermanë dhe vendorë, për fillimin e prodhimit të produkteve ‘Made in Kosova’, të cilat janë të destinuara kryesisht si prodhime eksporti.  



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Arban Abrashi, prit sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka MPMS me Ambasadën e Austrisë në Prishtinë dhe Agjencinë për Zhvillim të Austrisë.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka vizituar sot Zyrën e Punësimit në Prishtinë. Ai ka shpërndarë sot marrëveshjet e punësimit për të rinjtë e regjionit të Prishtinës, në kuadër të projektit “Promovimi i Punësimit për të Rinj”. Ministri Abrashi u ka dëshiruar sukses të rinjve duke potencuar se kjo iniciativë e MPMS-së me bizneset është treguar e suksesshme dhe me interes të dyanshëm. 



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, vizitoi sot Zyrën e Punësimit në Mitrovicë. Me këtë rast, ministri Abrashi ka shpërndarë marrëveshjet për kandidatët përfitues në projektin “Promovimi i Punësimit për të Rinj”, projekt ky i realizuar në bashkëpunimin në mes të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe GIZ-it.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka shpërndarë sot certifikatat e para për kandidatët të cilët kanë dhënë provimin profesional për sigurinë dhe shëndetin në punë. Me këtë rast ai tha se ky certifikim ka të bëjë me ngritjen e vetëdijes së përgjithshme për sigurinë dhe të drejtat e punëtorëve në punë.

FTESË PËR MEDIA

qershor 29, 2017 10:24

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, së bashku me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, z. Basri Ibrahimi, do të bëjë ndarjen e certifikatave për kandidatët që kanë dhënë provimin profesional nga siguria dhe shëndeti në punë.

Kjo ceremoni do të mbahet të premten, më 30.06.2017, duke filluar nga ora 11:00 në sallën nr. 37 në objektin e Kryeministrisë së Kosovës. .



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës z. Agim Veliu kanë vënë gurthemelin e Qendrës për Aftësime Profesionale në komunën e Podujevës, objekt ky i pari i kësaj natyre në këtë komunë.
Ky objekt pas përfundimit të punëve teknike, do t’iu mundësojë personave të papunë trajnimin dhe aftësimin e tyre sipas nevojave të tregut të punës në Komunën e Podujevës. Gjithashtu do të ofrojë shërbime tjera të natyrës administrative si psh. këshillime, ndërmjetësime në punë etj.
Tri profesionet që do të ofrohen si trajnime janë: IT, rrobaqepësi dhe parukeri.



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot ka inauguruar objektin e ri për Zyrën e punësimit në komunën e Rahovecit. Me këtë rast ai tha se Rahoveci, që nga sot do të ofrojë shërbime më cilësore dhe më profesionale për qytetarët e kësaj treve. Duke përgëzuar për punën e mirë që është kryer, ai tha se MPMS edhe më tutje do të fokusojë vëmendjen me projekte tjera në komunën e Rahovecit në të ardhmen.


Page 1 of 61First   Previous   [1]  2  3  4  5  6  7  8  9  10  Next   Last