Publikimet
Lajmet

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Bashkimin Evropian Zyra në Kosovë dhe partnerë tjerë social kanë bërë lansimin e fushatës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Përmes lansimit të kësaj fushate sensibilizuese qëllimi kryesor do të jetë promovimi dhe vetëdijësimi i shoqërisë kosovare mbi legjislacionin rreth sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe kushteve e raporteve tjera të punës me impaktin pozitiv në punësim, ka bërë të ditur kështu zv/ministri i Ministrisës së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Safet Kamberi.



Sot është themeluar Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë. Me funksionalizimin e këtij komisioni do të fillojë edhe procesi i aplikimit dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale dhe më pas edhe kompensimi i tyre. 




Në Prishtinë, nga data 24 deri më 27 prill 2017, u zhvillua raundi i dytë i negociatave për marrëveshje bilaterale në fushën e sigurimeve sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës. Gjatë këtyre ditëve palët arriten të finalizojnë marrëveshjen bazë për sigurimet sociale, marërveshjen administrative për implementimin e marrveshjes bazë, si dhe formularët e nevojshëm për implementimin e kësaj marrëveshje. 


FTESË PËR PUBLIKUN

prill 26, 2017 15:36

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Bashkimin Europian Zyra në Kosovë, partnerët socialë dhe akterë tjerë, kanë nderin t’ju ftojnë në Eventin e Hapjes së Fushatës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.



Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Safet Kamberi, po merr pjesë në konferencën regjionale “Rritja e ndërrmarrjeve sociale ekonomike në evropën juglindore” e organizuar nga qeveria sllovene në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe vendet partnere.



Ministri i MPMS-së, Arban Abrashi dhe Drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, z. Patrick Etienne, nënshkruan sot në Prishtinë Marrëveshjen për projektin "Rritja e punësimit të të rinjve", faza II, projekt i cili do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2020. 



Sot ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi së bashku me Shoqatën e Kosovës për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA) vizitoi disa nga kompanitë kosovare, prodhuese të tekstilit në vend. Në Pejë ministri vizitoi kompaninë Artatex, e cila brenda një viti arriti të trefishojë numrin e punëtorëve dhe të zgjerohet edhe në lokacione tjera në vend.  edhe në lokacione tjera në vend. 



FTESË PËR MEDIA

prill 18, 2017 07:59

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa,  sot më 18 prill 2017 , do të shpalosin detajet dhe  udhëzimet për implementimin e skemës për tetraplegjikë dhe paraplegjikë.

 

Ky aktivitet mbahet në ora 13:00 në Shoqatën “Handikos”, në Prishtinë

 

Të gjitha mediet janë të ftuara të përcjellin këtë aktivitet



Qeveria e Kosovës, sot miratoi vendimin për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës. Procesi i emërimit është bërë në harmoni të plotë me legjislacionin dhe në pajtim me marrëveshjen me Qeverinë Britanike, e cila ofron mbështetje institucioneve në procesin e rekrutimit të pozitave të larta.



Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me GIZ-in si dhe Shoqatën e Tekstilit kanë filluar implementimin e projektit të trajnimit në punë, nga i cili projekt do të përfitojnë një numër i madh i punëkërkuesve dhe të papunëve të rinj, të cilët do të ndërmjetësohen në kompani dhe biznese nga fusha e tekstilit.

Page 1 of 50First   Previous   [1]  2  3  4  5  6  7  8  9  10  Next   Last