Publikimet
Ballina › Ministri
Skender REÇICA
Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

 Z. Reçica  ka lindur në shtator të viti 1974 në Prishtinë. Ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Filologjisë në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Gjermane si dhe  studimet pasuniversitare në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.
Z. Skender Reçica është emëruar Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në shtator të vitit 2017. 
Z. Reçica ka mbi 16 vjet përvojë pune në fusha të ndryshme si Marrëdhënie Ndërkombëtare, Protokoll, Administratë Publike dhe funksione politike. Përvoja e tij përfshin:

• Këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi, në periudhën 2008 – 2014.

• Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 z. Reçica zgjidhet asambleist në Kuvendin Komunal në Prishtinë.

• Në mandatin e delegacionit të Kosovës për negociata, në kuadër të Ekipit  të Unitetit, z. Reçica  ishte koordinator për logjistikë.

• Në periudhën 2005 – 2007, z. Reçica ishte ekspert për zhvillim dhe organizim të administratës në kuadër të Komisionit Evropian në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit  Lokal.

• Në mandatin e Qeverisë së Kosovë në periudhën 2002 – 2004, z. Reçica ishte Udhëheqës i Divizionit të Administratës së Përgjithshme  në Ministrinë e Shërbimeve Publike.

• Në periudhën 2000 – 2002, z. Reçica ishte zyrtar administrativ në Departamentin e  Shërbimeve Publike, në kuadër  të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.

• Z. Reçica nga viti 2015 është anëtar i kryesisë dhe Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Partisë NISMA për Kosovën.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë.